Lajm i mirë për çiftet e reja. Mësojeni për çfarë bëhet fjalë

723
0

Çiftet e reja kanë marrë një lajm të mirë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Në tentativë për të mbajtur në atdhe të rinjtë kryeministri Edi Rama thotë se ka një program të ri strehimi për të gjithë çiftet e reja. Lajmi është dhënë në konferencën “Sfidat e Emigracionit”, nga Kryeministri Rama ndërsa tha se kjo është një alternativë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Edi Rama:
“Jemi duke punuar për një program të ri strehimi në funksion të çifteve të reja. Besojmë se ka një mundësi të madhe se duke ju krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t’u larguar se nuk kanë dot një shtëpi të tyre, shumë më të ulët. Është një masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me sukses. Me të pasur një draft të parë të këtij programi, do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesorë”.