HomeNewsLajm i mirë/...

Lajm i mirë/ Parashqevi Simakun do të jetojë në banesën e saj në Nju Jork, një biznesmeni shqiptar do t’ia paguajë..

Që prej momentit  të zbulimit  të saj nga një kronikë lajmesh e televizionit ABC7NY që u publikua nga gazetari Blendi Fevziu duke kërkuar informacion për të pastrehën me emrin “Simaku Nolfe” që merrte çantën e ndihmave, Parashqevi Simaku qëndron pranë biznesmenit Elton Ilirjani.

Pas gjetjes së këngëtares nga një shqiptare në Nju-Jork, Elvira Tata dhe më pas bashkëpunimit të saj me Ilirjanin, artistja u vendos në një dhomë hoteli në Manhattan.

Si Ilirjani, ashtu edhe Tata kanë ndarë detaje rreth saj, por më e rëndësishmja është që Parashqevi Simaku nuk është më e pastrehë. Sipas videove të shpërndara nga biznesmeni, ajo ka mundur të flasë  me ish-bashkëshortin dhe djalin, si edhe të takojë nipin.

Tashmë, situata e saj duket se po lehtësohet edhe më shumë. Elton Ilirjani ka ndarë një përditësim për këngëtaren në rrjetet e tij sociale ku shkruan se falë ndihmës së një biznesmeni, Simaku do të qëndrojë në një apartament.

“Duke  filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut”.

Ilirjani nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.