Vendi ynë është nën pushtetin e temperaturave të larta e cila pritet do të marrë fund, ditën e dielë të 21 korrikut.
Këto masa do të na shoqërojnë deri në fundjavë duke sjellë temperatura të cilat në orët e mesditës në zonat e ulët pritet të shkojnë deri në 42-43 gradë.
Metereologia e Shërbimit Ushtarak, Besa Sherollari tha: “Netët tropikale do të vazhdojnë të na shoqërojnë pothuajse deri në fundin e kësaj jave me temperature që në orët e natës nuk do të zbresin nën 26-27 gradë Celsius, ndërsa në vlerat e mesditës temperaturat pritet që të shkojnë 42-43 gradë Celsius, në zonat e ulëta dhe bregdet. Kjo valë të nxehti afrikan presim që të bëjë një tërheqje duke filluar nga dita e diel (21 korrik)”.