Lajm i mirë: Ky shtet i Europës njeh patentat shqiptare

563
0

Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar se lejet shqiptare te drejtimit nga ky muaj do te pranohen në Belgjikë.
Autoritetet belge kanë konfirmuar njohjen e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Pra, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdorë lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.

Kjo nuk vlen për shqiptarët të cilët kërkojnë një qëndrim më të gjatë në këtë vend.

Ata duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për tu pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare të drejtimit të automjetit.