Lajm i mire/ Hapet kufiri me Greqine. Fluks në doganën e Kakavijës, policia ben njoftimin e rendesishem

1413
0

Ulja e rasteve si dhe lirimi i masave kufizuese ka rikthyer kështu dhe hapjen e kufijve mes Shqiperise dhe Greqisë.

Sipas burimeve mësohet se në 24 orët e fundit në pikën doganore të Kakavijës kanë  hyrë 400 persona.

Policia kufitare bën me dije se asnjë shtetas që nuk disponon një dokument të vlefshëm identifikimi shqiptar (pasaportë shqiptare) nuk do të lejohet të kalojë kufirin.

Në këtë mungesë shtetasit shqiptarë duhet të marrin një leje kalimi në ambasadë ose në konsullatë.

Lejohen të hyjnë shtetasit e huaj me dokumente qëndrimi në Shqipëri.

Që prej shpalljes së pandemisë së koronavirusit, kufiri detar dhe tokësor ishte bllokuar dhe nuk lejoheshin hyrje e daljet.

Personat që hynin në numër të kufizuar gjatë kësaj periudhe, kryesisht emigrantë shqiptarë nuk lejoheshin ose futeshin në karantinë.