Lajm i madh për shqiptarët/ Vjen propozimi i BE qe do te lehtesoje hyrjen ne vendet e BE per shume shiptare

3732
0

Komisioni i Bashkimit Evropian ka per synim të zgjerojë dhe lehtësojë bashkimet familjare per emigrantët.

Shumë shqiptarë jane ne përpjekje për t’u bashkuar me familjarët e tyre, që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të BE-së. Ata që janë dyndur në ambasada, kanë pritur me muaj dhe me vite, apo kanë gjetur rrugë të tjera jo edhe aq të përshtatshme, ose kanë mbetur pa u bashkuar kurrë me familjen e tyre, nuk do të kenë më të njëjtin fat, pasi BE ka hartuar një draft, që pritet të miratohet, për të lehtësuar rrugët e bashkimit familjar.

Kjo edhe për të shmangur lëvizjet e paligjshme, ku shpesh ndodh që të përfitojnë tr afikantët.

Drafti për emigracionin nuk specifikon asnjë kombësi, por si shembull, shqiptarët që duan t’i bashkohen një familjari të tyre në Gjermani, Francë, Holandë, Itali etj, apo në vende të tjera të BE-së, pritet të jenë më të privilegjuarit, për shkak edhe të numrit të lartë të emigrantëve dhe përkatësisë Europiane.

Synohet të lehtësohen procedurat e bashkimimit të anëtarëve të familjes, duke përfshirë vëllezërit e motrat me familjet e formuara në vendet në tranzicion, përmes Paktit të Ri të Migracionit për Migracionin dhe Azilin.

Komisioni i BE ka shpalosur propozimin e tij të ri për një Pakt mbi Migracionin dhe Azilin, i cili mbulon një gamë të gjerë elementesh që janë të nevojshëm për një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët Evropiane për migracionin.

Ndër të tjera, pakti i ri synon të zëvendësojë procedurat joefikase që shkaktojnë mosfunksionim në sistemin evropian të menaxhimit të azilit dhe migracionit, duke futur procedura të integruara si shqyrtimi i hyrjes dhe vendimmarrja më e shpejtë.

Propozimi synon gjithashtu ta bëjë më të lehtë rrugën për migrantët e aftë, për të ardhur në Evropë (jo vetëm për ata që janë vende Europiane, si Shqipëria, që pritet të kenë edhe më shumë lehtësira), pasi Komisioni pohon se Evropa po mbetet prapa në garën globale, për tërheqjen e më të talentuarve dhe më të kualifikuarve në botë.

Ndër ndryshimet e tjera që Komisioni dëshiron të bëjë përmes paketës së paraqitur më 23 shtator, është një përkufizim më i gjerë i “anëtarit të familjes”, duke përfshirë vëllezërit e motrat dhe familjet e formuara në emigracion, në mënyrë që të forcojë ribashkimin e familjes.

Për shembull, një vajzë apo djali i ri, i fejuar, ose i sapomartuar, apo që e ka ndërtuar familjen jashtë nuk mund të pengohet për t’u bashkuar me anëtarë të tjerë të familjes, si deri tani, nëse janë mundësisë, në rast se të dyja palët e kërkojnë një gjë të tillë.

Pra, synohet që të shmangen burokracitë dhe kriteret të mos jenë më aq të kufizuara si deri tani.

Sipas Paktit të Ri, duke zgjeruar zbatimin e kritereve të familjes, zgjerimi përfshin kategori të tjera, të cilat deri më sot konsideroheshin si lëvizje të paautorizuara.

Sipas propozimit, ndërsa rregullat e përgjegjësisë janë të njëjta për dy kriteret, ato do të çojnë në një pasqyrë më të saktë të flukseve migratore në BE, si dhe pasqyrimet më të detajuara të Shteteve Anëtare, për t’u përballur me sfida specifike, se cilët emigrantë po vijnë dhe se çfarë nevojash kanë në vetvete BE-ja.