Lajm i keq për vendin tone, sapo e dha Silva Bino

3204
0

Festat e fundvitit kanë sjelle pasoja gjatë muajit janar ku vihet re një rritje tek të gjithë treguesit e pandemisë në vend, që nga shifrat e infektimeve, shtrimet në spital dhe numri i jetëve të humbura për shkak të covid

Profesoreshë Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se:

“Këtë javë vërejmë rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë, incidencë e cila duket një rritje drastike, e rëndësishme, se deri një javë përpara kjo ishte nën 200.

Vërejmë dhe rritje të incidencës dy javore, duke pasur parasysh periudhën e inkubaiconit, e cila shkon në 378 raste për 100 mijë banorë.

Janë tregues me teper me rëndësi sidomos në këtë javë, kombinohet dhe me rritjen e shtrimit në spitale dhe rritje të numrit të vdekjeve.

Me rëndësi rritja më e madhe vihet re në Tiranë por dhe në rrethe të tjera si Durrës, Fier, pavarësisht se incidenca më e lartë vihet re në bashkinë e Sarandës.

Rritja kësaj jave që është rritja kryesore është në këto bashki që përmenda. Por po të marrim gjithë Shqiperinë, kemi rritje graduale në gjitha bashkitë e vendit.

Grupomosha ka pasur rritje jo vetëm tek të rinjtë, para dy jave kishim tendencë në rritje në grupmoshat e reja, por aktualisht kemi rritje të infektimeve në të gjitha grupmoshat.

Kemi rritje të mirëfilltë të rasteve pas festave të janarit”