Lajm i keq për vendin tone, pas bukës dhe naftës, rritet çmimi i një tjetër produkti bazë

Fermerët jane te shqetesuar për nismën e qeverisë për heqjen e kompensimeve: Do rritet çmimi i qumështit

Në projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar propozohet që norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor të bëhet 0% nga 6% që është aktualisht.

Nje fermer në baxhon e tij prodhon të gjitha nënproduktet e qumështit dhe thotë se paketa e re fiskale nuk e ndihmon as fermerin dhe as industrinë, nëse masa e kompensimit do të bëhet 0% atëherë shqiptarët prodhimet vendase do t’i blejnë më shtrenjtë se sa ato të importit.

“Në rast se ti i heq 6% TVSH dhe ti lë 20% shitjen me TVSH te prodhimi pa i barazuar TVSH-në atëherë je i detyruar të rrisësh çmimin, ndoshta të pakësosh dhe çmimin e qumështit. Kjo bën që të mos ketë interes për blegtorinë. Kjo paketë fiskale nuk e ndihmon blegtorin, sepse blegtori merr pagesën nga përpunuesi i qumështit dhe për pasojë përpunuesi i qumështit duke pas këtë pagesë do të ulë çmimin e qumështit që blen tek blegtori, ose do të rrisë çmimin final”.

Në paketën e re fiskale gjithashtu parashikohet një taksë e re prej 100 Lekësh për çdo kilogram të qumështit pluhur. Sipas fermerit, taksa e re do të nxisë industrinë të blejë qumështin e blegtorëve shqiptar, ndërsa konsumatori do të ushqehet me prodhime blegtorale cilësore.

“Rritja e akcizës për qumështin pluhur është për tu përshëndetur. Ne duhet të blejmë prodhimet tona, të hamë produkte shqiptare dhe cilësore”.

- Advertisement -

Çfarë ndodhi sot me kursin Ja si këmbehen dollari dhe euro..

Sot, më 30 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

‘Njerëzimi do të zhduket..’/ Elon Musk: Kjo është çështja që më mban zgjuar natën

Kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE) Elon Musk ndau shqetësimet e tij për vendin dhe brezat e ardhshëm gjatë një interviste ekskluzive në...

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.