Lajm i keq per vendin tone, ja kriza e madhe me të cilën po përballet vendi

165
0

As largimi i pandemisë, as bonusi i bebes, e as gjendja e mirë ekonomike 9 muaj më parë, nuk ndihmuan në krizën e fortë demografike me të cilën përballet vendi. Në maternitetet e pjesës dërrmuese të qyteteve të Shqipërisë, tashmë gjithçka dëgjohet është qetësia.

Shifrat e INSTAT tregojnë se për tremujorin Prill-Maj-Qershor, u regjistruan 5 384 lindje, nga 6 319 një vit më parë. Një dekadë më parë, gati 8 500 foshnje do të mbushnin spitalet për të njëjtën periudhë.

Për sociologët dhe gjinekologët, problemi është kompleks, ndaj dhe vetë zgjidhja është komplekse dhe ndoshta e pamundur. Në qarqe si Dibra, ku lindjet ranë me ¼, shpopullimi dhe gjendja ekonomike janë faktorët kryesorë, në Gjirokastër është plakja e popullsisë, që e bën të jetë sot qarku me lindshmërinë më të ulët, më pak se një lindje në ditë. Ndërsa Tirana, qarku më i pasur dhe që përfiton nga lëvizjet e brendshme migratore, problemi është social.

Në total, për gjysmën e parë të vitit, maternitetet regjistruan 11 440 lindje, rreth 2 500 më pak se një vit më parë. Me uljen e fortë të vdekshmërisë prej Covid-19, në tremujorin e dytë shtesa natyrore u rikthye në territor pozitiv, me 468 lindje më shumë se vdekje.

Por, me një lindshmëri më të ulët se vitet e mëparshme, plakja është e sigurt, ndërsa tkurrja e popullsisë edhe më e fortë, kur 42 000 veta largohen nga vendi çdo vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.