Lajm i keq për shqiptarët që jetojnë në këtë vend të Europës, merret vendimi i rëndë

89566
0

Zvicra ka marre vendim qe do të mund t`i dëbojë të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbetur në tentativë.

Vendimi u mor nga Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend.

Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentimit të kryerjes së vjedhjes së dhunshme.

Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotësi ose ka mbetur në tentative.