Lajm i keq për ata që kane Euro, kjo gje nuk ndodhte që nga fillimi i pandemisë

799
0

Muajin dhjetor monedha Euro ka regjistruar rënie të vazhdueshme duke arritur këtë fundvit nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë.

Banka e Shqipërisë në të dhënat e publikuara bën me dije se në fillim të dhjetorit Euro këmbehej me 123.88 lekë ndërsa të enjetn e kaluar shkoi në 122.92.

Nëse bëjmë një vëzhgim në pikat e këmbit valutor vihet re se Euro ka zbritur edhe më, duke arritur 122.7 ditën e sotme.

Vetëm gjatë periudhës 17 deri në 24 dhjetor euro ka humbur rreth 0.7 pikë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!