Skip to content

Lajm i gëzuar nga pallati mbretëror, princesha në pritje të një fëmije

  • by

Princesha Eugenie, mbesa e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ka ndarë një lajm të gëzuar me publikun.

Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Njoftimi u publikua në profilin zyrtar të Instagramit të Pallatit Buckingham, ku u shpreh se të dyja familjet janë “jashtëzakonisht të lumtura” nga lajmi i bukur.

Në njoftim, përkrah fotove të Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank, shkruhej:

“Lartësia e saj mbretërore Princesha Eugenie dhe z. Jack Brooksbank janë shumë të lumtur të ndajnë lajmin se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, që pritet të vijë në fillim të vitit të ardhshëm; një motër ose vëlla për August-in.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.