LAJM I FUNDIT/ Qëllohet me bidon Lindita Nikolla, hyri mes turmës rrethuar me truproja

970
0

Është tensionjuar situata përpara ambienteve të Ministrisë së Arsimit, ndërsa është qëlluar me mjete rrethanore në drejtim të Lindita Nikollës.

Nikolla ka qenë e rrethuar nga truproja, e megjithatë një bidon ka rënë pranë saj. Situata ka qenë e paqartë dhe konfuze për të parë se nga erdhi sendi që u hodh në drejtim të ministres.

Duket se kalimi i Nikollës mes turmës ka irrituar të pranishmit të cilët kanë thirrur në drejtim të saj: Turp, turp, turp.

Nuk dihet se pse Ministrja Nikolla edhe pse është një ditë e shtunë ka vendosur që të hyjë në zyrën e saj nga dera nga ku janë studentët, ndërkohë që ditët e tjera ka zgjedhur derën e pasme.