Kryeministri Edi Rama foli para pak çastesh për herë të parë mbi fatin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Ai tha se pezullimi i Ballukut është shfaqje e dobësive të sistemit të drejtësisë dhe reflekseve antidemokratike.
“Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe trupave speciale të krijuara në vendet ish komuniste ku nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të vendosin për pezullimin e një anëtari qeverie”, tha Rama.
Ai shtoi se nga shkalla e parë janë marrë kompetencat e qeverisë, parlamentit dhe presidentit. Por ne nuk do t’i përgjigjemi me arbitraritet ndaj këtij arbitrariteti, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik duke e respektuar pa kushte pezullimin e zëvendëskryeministres.
Rama gjithashtu akuzoi drejtësinë se po bën veprime anti-demokratike.
“Pavarësia e gjyqësorit është një shkëputje historike nga e kaluara. Kjo pavarësi ka sjellë risi absolute dhe zhvillime pozitive, duke filluar nga varrosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, por nga ana tjetër ka shfaqur reflekse anti-demokratike”, tha Rama.