LAJM I FUNDIT/ Gjendet shëndoshë e mirë Frenkli nga Durrësi i humbur prej 3 ditësh. Policia habit me deklaratën

1676
0

Frenkli Vokli, një vogëlush 7 vjeçar ishte zhdukur që prej ditës së shtunë të datës 1 dhjetor 2018 në lagjen 13 të Durrësit.

Sot është konfirmuar se Frenkli është gjetur shëndoshë e mirë në shtëpi.

Newsbomb.al kontaktoi me të ëmën e 7 vjeçarit të humbur, Luljeta Vokli e cila konfirmoi lajmin.

E ëma e vogëlushit tha se i biri i është kthyer mbrëmë në shtëpi në orën 1:00 të natës në gjendje të rënduar psikologjike.

Si i është kthyer djali vetëm në shtëpi apo ku ndodhej këto dy ditë, e ëma e vogëlushit nuk di t’i përgjigjet por thotë se mbremë kur policia ka hyrë në shtëpi dhe e ka gjetur bashkë me të birin në dhomë, ka dashur të filmojë skenën.

Ndërkaq policia thotë se dy herë që është telefonuar për humbjen e vogëlushit e ka gjetur dhe ia ka dorëzuar të ëmës.

Ndërsa për rastin e fundit kur ai është larguar nga shtëpia, policia thotë zyrtarisht se nuk ka marrë asnjë denoncim dhe se kur ka shkuar në shtëpinë e zonjës, e ka gjetur vogëlushin aty

REAGIMI I PLOTË I POLICISË:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media online me pretendimin se ka humbur një fëmijë i mitur dhe Policia e Durrësit nuk ka shfaqur interes dhe nuk i ka marrë denoncimin të nenës, sqarojmë se: Policia e Plazhit është vënë në dijeni për humbjen e fëmijës F.V. duke u telefonuar nga një qytetare, më datat 20.11.2018 dhe 24.11.2018.

Menjëherë uniformat blu janë vënë në lëvizje duke ushtruar kontrolle dhe brenda disa orëve (në të dy rastet e mësipërme) e kanë gjetur fëmijën dhe ia kanë dorëzuar të nenes se saj.

Sqarojmë se më datë 01.12.2018 nuk ka patur asnjë telefonatë apo kallëzim që të ketë humbur shtetasi i mitur F.V. E ëma e djalit, shtetasja L.V. nuk është paraqitur në asnjë rast në ambientet e policisë për të denoncuar humbjen e djalit. Ditën e djeshme kanë shkuar në banesë forcat e Policisë bashkë me Shefin e Stacionit të Policisë Plazh dhe ka rezultuar se djali ishte në banesë. Policia e Durrësit, jo vetëm për rastin në fjalë, por për çdo denoncim që vjen në adresë të uniformave blu është trajtuar me seriozitet, përgjegjshmëri dhe konform procedurave ligjore ku çdo veprim është i dokumentuar dhe lehtësisht i vërtetueshëm.