Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Gjendet nga një kalimtar foshnja 2-muajshe e braktisur në zonën e Golemit

    Një foshnjë rreth 2-muajshe është gjetur e braktisur në një lagje të Golemit. Ka qenë një kalimtar i rastit që ka pikasur foshnjën.

    Policia ka njoftuar se fatmirësisht foshnja (vajzë) është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

    Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.