LAJM I FUNDIT/ Atentat me armë zjarri, shpëton mrekullisht avokati (EMRI)

518
0

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Memaliaj, ku siç raportohet shënjestra ka qenë një avokat.

Bëhet fjalë për avokatin Andrea Zotaj, i cili i ka shpëtuar breshërisë së kallashnikovit.

Mësohet se ai po udhëtonte me makinë me nipin e tij kur një person i ka bërë pritë dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar ndërsa autori është shoqëruar në polici.

Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronash. I vëllai i avokatit Zotaj ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.