La Shqipërinë për të punuar si infermiere në Gjermani me 2500 euro në muaj (Video)

4597
0

Inva është një tjetër 24-vjeçare që po largohet nga Shqipëria për të punuar në Gjermani. Ajo është nga qyteti i Fierit dhe ka studiuar për infermieri në Tiranë. E reja ka treguar se për rreth një vit e gjysmë ka punuar si shitëse në një butik, ndërkohë mësonte gjuhën gjermane.

Në një intervistë për Top Channel ajo ka thënë:

Punova për një vit e gjysmë në butik si shitëse dhe po mësoja edhe gjuhën, ndërkohë që një mikja ime më pas u bë shkak që nisa punë në profesion si ndihmës anesteziste në sallë operacioni, në një klinikë private, ku punova për një vit.”

Më tej Inva tregon se është duke bërë përgatitjet e fundit për t’u nisur në Gjermani, pasi ka lidhur kontratë pune me një klinikë në Gjermani.

Po ashtu e reja është përgatitur shpirtërisht për të nisur një jetë të re. Inva ka treguar edhe se në Shqipëri paguhej 300 mijë lekë të vjetra ose 200 euro, ndërsa në Gjermani do të paguhet 2500 euro në muaj.

Ajo ka theksuar se nga Shqipëria po largohen ata shqiptarë të arsimuar dhe me një profesion të mirë dhe kjo për shkak të kushteve më të mira të punës dhe pagës shumë herë më të lartë.