La fëmijën në kopësht pastaj doli, dalin pamjet e sulmit ndaj avokatit në Tiranë (VIDEO)

191
0

Dalin pamjet nga momenti i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje që ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Në video, shikohet avokati që po del nga një kopsht në zonën e ish-bllokut në rrugën “Pjetër Bogdani” pasi la fëmijën.

Avokati ka qenë duke u larguar nga kopshti kur është goditur nga 3 persona.

Ai është goditur fillimisht në kokë, duke rënë menjëherë në tokë.

Ndërsa avokati rrëzohet në tokë, agresorët e kanë qëlluar sërish.

Autorët janë larguar me vrap, duke e lënë të shtrirë në tokë.