Lanë pas dy fëmijë, e afërmja e aktorit zbulon detaje: portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk i meriton sepse ti vuaje nga..

30908
0

Dje aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në New York.

Shqiptari ka hedhur nga lartësia gruan e tij e më pas ka vrarë veten. Shkaqet nuk dihen ende, teksa të shumta janë mesazhet prekëse të postuara në rrjetet sociale të miqve të Florind Belliut.

“Pse mor vlla, pse mor Florind Belliu zgjodhe kete rruge? Cte mungonte kur te gjithe na kishe ne krahe dhe te mbeshtesnim? Cte shtyu o vlla te ndermerrje nje rruge pa nje fillim e mbarim? Cfare t’u themi nenes kur te na shoh rruges, qe nuk te mbrojtem dot? Pse nuk mendove pak per familjen, per nenen dhe motrat?

Te gjithe i dinim aftesite e tua dhe vlerat qe kishe, por kurre kete menxyre! Na pikellove sa ska shpjegim! Allahu te meshirofte”, shkruan një mik i të ndjerit.

Së fundmi, ka reaguar një e afërmja e Belliut e cila ka prekur me shkrimin e saj. Ajo tregon se aktori kishte humbur të atin dhe gjyshen dhe ishte duke vuajtur ende për largimin e tyre nga kjo jetë.

“Pse more Florind ja bere vetes tende mamit dhe motrave qe aq shume I doje pse pikerisht sot ne diten e liedjes tende ..pse ja bere femijeve kete portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk I meriton sepse ti vuaje per humbjen BABAIT tend dhe gjyshes qe per ty ishin te shenjte

…kemi mbetur pa fjale na ke shkuar te gjithe ne qe ty te njihnim se cfare djale flori ishe sikur emri qe gjyshja te vuri ..SOT datelindjen vendose ta beje me babin dhe gjysherit e tu u prefsh ne paqe Florind Belliu”, shkruan ajo.

Çifti, 35 dhe 28 vjeç gjetën vdekjen dhe lanë pas 2 fëmijë .