Ky shqiptar kthehet në hero në Belgjikë, gjesti i tij ka mrekulluar shumë persona

Është quajtur akt heroik ndërhyrja që kosovari 23-vjeçar, Andi Krasniqi bëri të martën në qytezën De Panne, në Belgjikë.

Edhe pse rrezikoi jetën e tij, i riu shpëtoi një grua te moshuar me aftësi të kufizuara që kishte mbetur brenda në një shtëpi që po digjej në rrugën Kasteelstraat të De Panne-s, raporton mediumi belg Het Laatste Nieuws (HLN).

“Vetëm pasi u futa brenda, e kuptoja se çfarë rreziku kisha ndërmarrë. Kam shpresë se ajo do ta rimarrë veten”, thotë Andi.

Andi, i cili është punonjës në dyqanin Idealhome në De Panne. Ai, rreth orës 14:30, pa se nga një apartment afër vendit ku punonte po dilte tym.

“Nuk kam menduar dy herë”, rrëfen Andi. “Unë shkova drejt e në shtëpinë që po digjej, por nuk mund të hyja fillimisht brenda, kështu që shkova në dyqanin pranë shtëpisë. Zonja aty sapo kishte thirrur shërbimet emergjente dhe më tha se fqinji i saj ishte ende brenda. Ajo më dërgoi nëpër një korridor deri në derën e shtëpisë së djegur”, thotë Andi, përcjell Insajderi.

Zonja që punonte në dyqanin afër shtëpisë së djegur, e cila preferoi të mbetej anonim, nuk guxoi të hynte brenda për shkak se e konsideronte veten në rrezik të madh. Mirëpo jo Andi. Ai u fut brenda në shtëpi.

“Ishte tmerrësisht nxehtë brenda dhe dëgjova banoren që thërriste për ndihmë. Me shpresën se do ta gjeja atë brenda, papritmas ndjeva krahun e saj”, thotë Andi.

Me gjithë vështirësitë ai e kapi në krah për ta tërhequr jashtë shtëpisë gruan me aftësi të kufizuara. “Gruaja ishte tërësisht e palëvizshme dhe kishte mjaft peshë. Pastaj e zhvendosa atë deri në rrugë”, rrëfen Andi.

Gjithashtu edhe një fqinje tjetër në lagje, gruaja Muriel Vanwalleghem dhe një banor tjetër lokal i dolën në ndihmë Andi Krasniqit.

“Kur arrita, Andi e kishte nxjerrë gruan jashtë shtëpisë. Kur e nxorëm deri në rrugë, ambulanca dhe zjarrfikësit sapo kishin arritur. Ajo që Andi ka bërë është një akt i vërtetë heroik. Pak persona do guxonin të hynin vetëm në një shtëpi të djegur duke rrezikuar jetën e tyre”, thotë ajo.

Viktima J.D. (76-vjeçare) është aktualisht në qendrën spitalore në Neder-Over-Heembeek dhe ka pësuar djegje të rënda dhe helmim nga tymi. /Insajderi.com

- Advertisement -

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali...

Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec. Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e...

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.