Ky produkt është në mungesë edhe në Amerikë por askush nuk flet! Eksperti ngren alarmin: Në Shqipëri..

256
0

Shkruan Edmond Panariti

Sot, qumështi pluhur i cili është bazë për ushqimin e foshnjeve, sepse është pjesë e formulës së bebeve, është në mungesë edhe në Amerikë.

Nënat që nuk kanë qumësht gjiri , e kanë të domosdoshme ushqimin e bebeve me qumësht pluhur si pjesë e formulave të bebeve.

Prandaj shqetësimi është i madh.

Kjo është një situatë e pazakontë e nxitur nga kriza e tregjeve nga lufta në Ukrainë, por edhe nga disa kufizime të vendosura te prodhuesit nga FDA agjensia e ushqimit, për shkak të disa dyshimeve për cilësinë.

Ndërhyrja e vetë Presidentit Biden për të rritur importet dhe nxitur prodhimin vendas të qumështit pluhur, synon ta stabilizojë situatën për një kohë sa më të shkurtër.

Po te ne?

Qumështi pluhur në Shqipëri, konsiderohet gati si helm.

Kush del pro tij, akuzohet për “gjenocid”

Kjo për shkak të një psikoze spekulative të instaluar për gjoja rrezik për konsumatorin.

Në vijim të kësaj u përndoqën fabrika vëndase sepse në magazinat e tyre u gjend, ndonjë kontejner me qumësht pluhur si pjesë e teknologjise së prodhimit të kosit, salcave etj , ndërkohë që thuajse i gjithë importi i qumështit lëng nga jashtë përmban qumësht pluhur.

Por në këtë rast askush nuk flet!

Për mua ky ishte një veprim i qëllimtë për të goditur prodhimin vendas dhe në fakt, prodhimi dhe përpunimi i qumështit është në krizën më të rëndë në këto 30 vite.

Nuk ka asgjë të keqe, të blesh qumësht ta thash atë ti heqësh ujin dhe ta ruash për një kohë të gjatë për ta përdorur në kohë të vështira dhe në situata të veçanta.

Ruajuni nga spekulantët të cilët luajnë me ndjeshmëritë njerëzore për të krijuar panik dhe shërbyer interesave tregtare.