Deputeti Edmond Spaho ka ironizuar protestën e zhvilluar nga disa qytetarë para Big Brother Vip Albania në mbështetje të konkurentit të tyre të preferuar, Luiz Ejlli.
Me ironi ai shkruan se qytetarët nuk e kanë problem se vidhen, por pa Big Brother nuk qëndrojnë dot.
“He bravo! Pa buke, pa uje, pa pune, pa leke na lini por aman o Zot pa Big Brother dhe pa Luis mos na lini. Le te na vjedhin, le te na rrjepin, le te na shqyejne, por ne duam, sikurse tha Lali Eri, buke dhe cirk. Ore vari hejbet bukes, vetem cirk duam, cirk si Big Brother, cirk si Perputhen, Arbanen e duam Kryeministre, Luisin e duam President!
O zot, mire qe ky popull u çmend i gjithi, por pse ne te njejten dite!!!” shkruan Deputeti në postimin e tij.