Shkencëtaret/ Ky lloj ushqimi i ndihmon fëmijët tuaj të jetë nxënës të mirë në shkollë

178
0

Shkencëtarët kanë bërë së fundmi një hulumtim, ku përfshinte 10,853 fëmijë nga 50 shkolla në Norfolk, të cilëve iu kërkua që të japin informacion në lidhje me dietën e tyre dhe shëndetin mendor.

Siç tregohet nga rezultatet e analizës, vetëm 25% e fëmijëve të shkollave të mesme dhe 28.5% e fëmijëve të shkollës fillore raportuan se konsumonin pesë racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve në ditë, ndërsa 10% dhe 9% nuk ​​kanë ngrënë fare.

Përveç kësaj, 22.3% e nxënësve të shkollave të mesme dhe 10.2% e nxënësve të shkollave fillore ose kanë pirë vetëm një pije për mëngjes ose nuk kanë ngrënë apo pirë asgjë. Nota mesatare e shëndetit mendor ishte 46.6/70 për nxënësit e shkollave të mesme dhe 46/60 për nxënësit e shkollave fillore.

Nxënësit e shkollave fillore që hëngrën pesë ose më shumë racione fruta ose perime në ditë shënuan mesatarisht 3.73 pikë më të larta se ata që nuk hëngrën asnjë frutë, ndërsa ata që hëngrën ushqim të shpejtë apo të përpunuar për mëngjes shënuan 1.15 pikë njësi më të ulët krahasuar me ata që hëngri një copë bukë të thekur, drithëra me qumësht ose kos, fruta etj.

Gjithashtu, fëmijët e shkollave fillore që nuk hëngrën asgjë për mëngjes, shënuan 2.73 pikë më pak se ata që hëngrën një vakt konvencional, dhe ata që pinin vetëm një pije energjike shënuan 3.14 pikë më pak. Së fundi, ngrënia e një ushqimi të shpejtë apo të përpunuar për mëngjes, u shoqërua me një rezultat 5.50 pikë më të ulët.

Shkencëtarët nga Universiteti i Anglisë Lindore paralajmërojnë se ushqimi i dobët ka të ngjarë të jetë i dëmshëm për mirëqenien e fëmijëve dhe e krahasojnë atë me dhunën dhe sjelljen agresive në shtëpi. Ata gjithashtu e përshkruajnë cilësinë e disa vakteve dhe ushqimeve të fëmijëve si “alarmante” dhe bëjnë thirrje për veprime urgjente për ta përmirësuar atë, në mënyrë që të shmanget një ndikim potencial negativ në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve, gjë që do të kufizonte aftësinë për t’u përqendruar në klasë.

“Strategjitë e shëndetit publik dhe politikat shkollore duhet të zhvillohen për të siguruar ushqim cilësor për të gjithë fëmijët, si para dhe gjatë shkollës, në mënyrë që të optimizohet mirëqenia mendore dhe të fuqizohen fëmijët që të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, tha studiuesja dhe Dr. Ailsa Welch,

Hulumtimi u publikuara në BMJ Nutrition Prevention & Health.