HomeNewsKy është viti...

Ky është viti më i nxehtë në histori, fillon faza e parë e fenomenit “El Nino”

Një ngjarje natyrore e motit e quajtur “El Nino” ka filluar në Oqeanin Paqësor.

Ky fenomen  është luhatja më e fuqishme në sistemin klimatik kudo nëpër botë dhe i referohet një ngrohjeje të sipërfaqës së Oqeanit Paqësor tropikal, qëndror dhe lindor.

Shkencëtarët amerikanë kanë konfirmuar se “El Nino” ka filluar dhe parashikohet që viti 2024 të jetë një nga më të nxehtit në histori, duke rritur temperaturën e ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius, shkruan BBC.

Fenomeni pritet të ndikojë në motin botëror, duke sjellë thatësira në Australi, shi të rrëmbyeshëm në jug të SHBA dhe duke dobësuar reshjet në Indi. Këto ngjarje mund të zgjasin deri në pranverën e ardhshme.

Në Evropë, disa shtete po parashikojnë një mot jashtëzakonisht të nxehtë. Franca do të ketë gati trupat e zjarrfikësve dhe aeroplanëet ujëmbajtës më 1 qershor, një muaj më herët se zakonisht.

Ndërkohë, Spanja po përgatitet për temperatura deri në 40 gradë Celcius që parashikohet të thyejnë rekorde.

“El Nino” ka tre faza të ndryshme: Të nxehtë, të ftohtë dhe neutrale.

Faza e nxehtë që është dhe më problematikja, ndodh çdo dy deri në shtatë vjet dhe me ujëra me temperaturë të ngrohtë që dalin në sipërfaqe gjatë brigjeve të Amerikës së Jugut dhe përhapen në oqean duke shtyrë sasi të mëdha nxehtësie në atmosferë.

Ndikimet e fillimit të “El Nino” nuk do të ndihen menjëherë, por më pas e gjitha bota do të përfshihet në një valë të ndryshimeve klimatike.

Aktualisht, temperaturat globale janë duke u rritur me 1.1 gradë Celcius mbi mesataren, por një ngjarje si “El Nino” do ta rriste këtë shifër me 0.2 gradë Celcius duke shtyrë botën në një “territor” të paeksploruar të temperaturave të larta.

Gjithashtu temperaturat do të shkonin afër thyerjes së shiritit mbrojtës simbolik i cili është 1.5 gradë Celcius, caktuar në marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike.

Në vitet 1997-1998, fenomeni “El Nino” shkaktoi dëme me mbi 5 trilionë dollarë dhe rreth 23 mijë viktima si pasojë e stuhive dhe përmbytjeve në të gjithë botën.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Moti për 5 ditë/ Rikthehen reshjet e shiut, sinoptikania zbulon zonat ku pritet të ketë rrebeshe

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, ne ditet ne vijim pritet mot i paqendrueshem. Ditën e mërkure priten reshje fillimisht në veri dhe më pas ne mesdite edhe ne qendër te territorit. Skaji jugur mbete pa reshje. Termometri pritet...

Sërish rënie për monedhat e huaja, ja cfarë ndodhi sot me euron dhe dollarin..

Sot, më 11 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.9 lekë dhe shitet me 92.1 lekë. Euro blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.6 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.9 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë. Paundi britanik blihet...

Ndryshimi i Orës, mund të dëmtojë edhe shëndetin

Ora Verore 2025 ka nisur — ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur “kalohet përpara” Të dielën e fundit të muajit, më 30 mars, rikthehet ora verore dhe akrepat pritet të shkojnë 60 minuta para. Kjo ndodh çdo vit në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.