Skip to content

Ky është vendi më romantik në Shqipëri?

    Majat e maleve, lumenjtë e kristaltë dhe ujëvarat e Shqipërisë janë ende të paeksploruara nga turistët, shkruan Anastasiia Abramets në një artikull të publikuar në blogun e udhëtimeve “Rove.me”.

    Një shëtitje në Parqet Kombëtare të Shqipërisë ju mundëson të zbuloni florën dhe faunën, ujëvarat e mrekullueshme dhe lumenjtë malorë të rajonit.

    Në veri, larg qytetërimit, shtrihet fshati i Thethit, “porta” e Parkut Kombëtar të Thethit.

    Parku Kombëtar i Thethit është pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare.

    I themeluar në vitin 1966, parku ndodhet në qendër të Alpeve Shqiptare, duke përfshirë pjesën më të madhe të Luginës së Shalës.

    Parku synon të mbrojë ekosistemet dhe biodiversitetin e ndryshëm dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit.

    Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e ka renditur Parkun Kombëtar të Thethit si nje park të Kategorise II.

    Rajoni është identifikuar gjithashtu si një zonë e rëndësishme e shpendëve dhe bimëve.

    Në vitin 2017 Thethi u shpall një Qendër Historike e Mbrojtur.

    “Ujëvara e Grunasit në Theth… ndoshta vendi më

    Zona ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve – falë bukurisë së jashtëzakonshme të natyrës, duke përfshirë Alpet Shqiptare, Kanionin e Grunasit dhe xhevahirin e parkut – Ujëvarën e Grunasit.

    Ndoshta … ky është vendi më romantik në Shqipëri!

    Thjesht, pyesni vendasit për ujëvarën dhe ata do t’ju tregojnë rrugën. Kjo ujëvarë është shpallur Monument Natyre dhe është nën mbrojtjen e shtetit.

    Ajo ka një lartësi prej 30 metrash. E veçanta e saj është se i gjithë uji i saj vjen ekskluzivisht nga bora. Për të parë ujëvarën nga një kënd tjetër, mund të shkoni në anën tjetër të ujit.

    Koha më e mirë për të vizituar Parkun Kombëtar të Thethit është stina e butë midis pranverës dhe vjeshtës, përkatësisht nga marsi deri në nëntor.