14.5 C
Tirana

Ky është parashikimi i motit për ditët e mbetura të muajit Janar

Date:

Share:

Ky vit nisi me temperatura të ulëta dhe të gjithë përjetuam ditë e netë të ftohta. Madje dita e martë është cilësuar edhe si dita më e ftohtë, me temperatura që kanë arritur deri në -15 gradë. Po ashtu, dëbora ka rënë në shumë qytete të vendit.

Por për të treguar se si do të vazhdojë të jetë moti në vazhdim, ka treguar meteorologia Lajda Porja në Tv Klan .

“Që nga mëngjesi i ditës së sotme temperaturat janë rritur ndjeshëm. Kjo ka sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin. Edhe në Tiranë kanë rënë flokë dëbore, por janë konvertuar në shi për shkak të rritjes së temperaturave.

Sistemi i vranësirave ka qenë i përqëndruar në jug dhe dëborë ra në Dhërmi, Sarandë etj. Do vijojmë të mbetemi nën ndikimin e reshjeve deri të premten. Më problematike situata paraqitet në zonat jugore dhe juglindore. E gjithë zona malore do të ketë reshje dëbore dhe temperaturat mbeten në vlerën -6, -7 gradë. Ndërkohë përsa i përket zonave të ulëta dhe bregdetit do të ketë reshje shiu. Do të kemi sërish dëborë në zonat malore, pra e gjithë verilindja dhe juglindja pritet të marrë sasi të konsiderueshme dëbore. Kjo do të shkaktojë probleme, jo shumë në zonat e banuara, por në fshatra të thella.

Përsa i përket temperaturave, transmeton shqiptari.net, i gjithë muaji Janar do të ketë temperatura më të ulëta se sa normalja. Nuk do të ketë ngjashmëri me Dhjetorin, i cili ka qenë me temperatura mbi normalen. Do të kemi rritje të temperaturave deri në fundjavë. Në fundjavë do të kemi pauzë të reshjeve dhe rënie të lehtë të temperaturave që do të shkojnë në rang territori në -8 gradë, por në zona të thella temperatura mund të shkojë edhe më e ulët gjatë këtyre ditëve. Kjo situatë do të jetë e qëndrueshme deri në datë 18. Në dhjetë ditëshin e fundit të Janarit pritet të kemi një mot më të paqëndrueshëm dhe do të kemi reshje shiu dhe dëbore. Ndoshta do të kemi edhe ndonjë surprizë, që Tirana të rrezikohet nga reshje dëbore. Megjithatë mund të them dhe që problematike këtë muaj do të jenë ngricat në vendet ku ka patur dëborë”, tha Porja.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.