Ky eshte parashikimi i motit per diten e sotme 18 Nëntor 2022

48
0

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të vijojë të mbizotërohet nga vranësirat e shpeshta që në orët e para të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje të pakat e të izoluara shiu kryesisht në zonat veriperëndimore.

Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijim vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara mbeten në zonat Veriore. 

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./