Një vrasje e dyfishtë që tronditi qytetin e Rrëshenit në 2020 u rikthye nga një rrëfim i banores së Big Brother, Juela për ish partnerin e saj Ledi.

Motër e vëlla, Esmeralda dhe Vladison Filopati mbetën të vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre, në Kodër Rrëshen, krim ky që u krye nga ish bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci.
Esmeralda dhe Vladisoni po ktheheshin nga qyteti i Rrëshenit, pasi Esmeralda punonte në një market dhe vëllai i saj kishte shkuar për ta marrë nga puna.
Autori i kësaj ngjarjeje, Fatmir Koleci, i ka bërë pritë në shtëpi ish bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.
Ai ka qëlluar ata me kallashnikov me breshëri, duke i lënë të vdekur në vend.
Video më poshtë e kronikës së ngjarjes tronditëse nga Top Channel