Skip to content

“Ky është Kaçi, na shpëtoi dje nga zjarret! As priti ta thërriste kush, mori traktorin dhe..

    Kastrioti është një fermer nga zona e Çermës në Divjakë, i cili ka arritur të vërë nën kontroll flakët ditën e djeshme në Divjakë, duke i bërë frezë zjarrit me traktorin e tij.

    Deputeti socialist Erion Braçe ka vendosur ta falenderojë publikisht, duke i dedikuar një postim në rrjetet sociale. Ai thotë se ndërhyrja e Kastriotit ishte vendimtare në ndalimin e flakëve që kërcënonin një pjesë të fshatit.

    Reagimi i Braçes:

    KY ËSHTË “KAÇI ME ZETOR”;

    KASTRIOT MUÇA I ÇERMË SHKUMBINIT, NË DIVJAKË!

    KAÇI NA SHPËTOI DJE;

    Mbrojti Shënepremten nga përvëlimi!

    Pa zjarrin që po i afrohej shtëpive, as priti ta thërriste kush, mori traktorin dhe BËRI FREZË DUKE I VENË KUFI ZJARRIT; SHPËTOI NGA FLAKËT LAGJEN JUGORE TË FSHATIT!

    Kaçi është kështu!

    Edhe në përmbytje, edhe në zjarre, është aty për të ndihmuar me MJETET E TIJ!

    Ai e di sa mirenjohes i jam;

    Por do doja qe cilido qe shpetoi dje,

    ti jete mirenjohes sic e meriton!