Ky është autori i vrasjes së babait të tre fëmijëve në Dibër

437
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë pak pas mesnatës së ditës së djeshme dhe mësohet se ai është identifikuar si shtetasi Elsi Kosiqi.

Mësohet se viktima është vrarë me armë zjarri ndërkohë banorët janë shprehur se Kosiqi kishte precedentë të ndryshëm penalë.

Njoftimi i policisë

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K.

Në vijim të informacionit paraprak, ku ësht렠 vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi :

M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta.

Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.