Ky eshte 18-vjeçari qe u vra mbremjen e djeshme në Tiranë, arrestohen autorët e dyshuar (FOTO)

429
0

Policia ka arrestuar 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pas një sherri me thika mes të rinjsh.

18-vjeçari u plagos rëndë gjatë sherrit të ndodhur në zonën e Shkozës dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë Euronews Albania ka siguruar edhe fotografinë e viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.