Ky është 14-vjeçari që humbi jetën, u qëllua 6 herë me thikë

804
0

Një djalë 14 vjecar vdiq pak minuta më parë pasi u qëllua me thikë ndërsa ishte përfshirë në një grindje me dy moshatarë të tij.

Fëmija ishte M.C., 14 vjeç, banues në qytetin e Tiranës

Ai është plagosur me thikë në zemër dhe ka humbur jetën.

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 5 persona, mes të cilëve edhe 3 të miturit që dyshohet se janë autorë të vrasjes së një bashkëmoshatari të tyre, 14 vjeçar, dhe plagosjes së një tjetri.

5 personat janë shoqëruar nga policia, 3 prej të cilëve dyshohen si autorë të ngjarjes, dhe do të merren në pyetje.

Ngjarja ndodhi pas orës së 6 të mësimit, teksa dy 14-vjeçarët, u sulmuan në një rrugicë nga 3 bashkëmoshatarët e tyre me grushta dhe më pas me thikë.

Mësohet se viktima u qëllua 6 herë me thikë, ndërsa 14-vjeçari i plagosur 2 herë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi ka ndodhur brenda 90 sekondave.

Dyshimet e para janë se konflikti mes 5 të miturve, të gjithë 14-vjeçarë, ka ndodhur në rrjetet sociale.

Çfarë ndodhi

Një djalë i mitur vdiq sot pas dreke pasi u qëllua me thikë ndërsa ishte përfshirë në një grindje me dy moshatarë të tij.

Fëmija ishte M.C., 14 vjeç, banues në qytetin e Tiranës.

Ai është plagosur me thikë në zemër dhe ka humbur jetën.

Një i dytë, L.M., gjithashtu 14 vjeç ka mbetur i plagosur në kraharor nga sulmi me thikë që ndodhi sot rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, afër shkollës “Fan Noli”.

Policia tha se janë konfliktuar 3 fëmijë të moshës 14 vjeç, raporton noa.al.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre.

Ndërkohë në gjendje serioze është fëmija tjetër 14 vjeçar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.