BB ngre alarmin: Ky qytet shqiptar do ketë rritjen më të madhe të nxehtësisë në Ballkan deri më 2040

126
0

Banka Botërore, në raportin rajonal për Ballkanin Perëndimor, vuri në dukje, se valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon. Pas Durrësit, temperaturat do të rriten më shpejt në qytetet Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë dhe Shkup.

Numri i valëve të të nxehtit në botë pritet të rritet me 4% në krahasim me verën mesatare, por temperatura në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7,5°C krahasuar me nivelet para-industriale.

Banka Botërore raporton se valët e të nxehtit kanë implikime për shëndetin publik dhe mirëqenien socio-ekonomike dhe kanë ndikim negativ në produktivitetin e punës në të gjithë sektorët, sidomos bujqësi dhe ndërtim.

Qytetet e Ballkanit Perëndimor vuajnë gjithashtu nga ‘pabarazia termike’. Në disa lagje banorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave më të larta se 5°C sesa banorët e lagjet më të gjelbëruara.

Banka ndërmori një fushatë inovative për matjen e nxehtësisë në gusht 2024 dhe zbuloi ndryshime të habitshme në temperaturat e ajrit afër tokës të përjetuara nga banorë të qyteteve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Vullnetarët e komunitetit lokal vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjetet e tyre dhe udhëtuan nëpër qytetet e tyre për të mbledhur mijëra matje të temperaturave, të cilat u përdorën për të krijuar hartat e ngrohjes.

Në Sarajevë, një ndryshim i temperaturës prej 7.4°C u vërejt në lagje të ndryshme, ndërsa në Mostar, pabarazia e temperaturës arriti në 8.2°C. Matjet në qytetet shqiptare kanë treguar se në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, pabarazitë e temperaturës arrijnë në intervalin 4-6°C.

Stresi i nxehtësisë u tregua sistematikisht më i lartë në lagjet me densitet të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe një incidencë e ulët e barit, shkurreve dhe mbulesave të pemëve.

Banka sugjeroi se qytetet duhet të ulin emetimet e tyre, jo vetëm sepse kjo është e mirë për planetin, por edhe sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet mjedisore dhe socio-ekonomike dhe mjedisore. Fokusi duhet të jetë në sektorët kyç duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe trajtimin e mbetjeve./Monitor