Ky baba me aftësi të kufizuara ruan çdo ditë paratë e tij për kafen e të bijës

559
0

Kjo histori do t’ju bëjë të mendoni dy herë për sakrificat që prindërit bëjnë për fëmijët e tyre.

37 vite më parë Jim Porterfield pësoi një aksident nga i cili mbeti i paralizuar për një kohë të gjatë.

59- vjeçari qëndroi në koma për rreth 6 javë pas aksidentit ndërsa tani, 37 vite më vonë vuan ende pasojat e aksidentit që i dëmtoi një pjesë të memorjes dhe i mori aftësinë për të punuar.

Sot Jim është i papunë dhe baba i një vajze 17- vjeçare.

Ai mbledh çdo ditë paratë e tij të xhepit dhe i grumbullon ato për t’ja dhënë të bijës, në mënyrë që kjo e fundit të ketë mundësi të blejë kafe.

“Ai e di që unë e dua shumë kafenë dhe më pëlqen shumë të marr një të tillë përpara se të iki në punë. Kështu që im atë ruan paratë që i ngelen në xhep në mënyrë që të mi japë mua për të blerë kafe.”

Kështu ka treguar Morgan, vajza 17- vjeçare e Jim.

“Para disa ditësh erdha e lodhur nga puna dhe ai më tregoi se kishte një dhuratë për mua. Ishin të gjithë paratë që kishte mbledhur për kafetë e mija të gjithë javës.”

Jim i kishte futur të hollat në një kuti të vogël nga ato që përdoren për të marrë analizat dhe mbi të kishte vendosur një pusullë në të cilën shkruhej: “Paratë për kafe, me dashuri nga Babi”.

Ky veprim e kishte prekur aq shumë 17- vjeçaren sa që kishte vendosur ta ndante me ndjekësit e saj në Twitter.

“Ai nuk punon ndaj nuk ka mjaftueshëm para as për veten e tij. Ndaj veprimi që bën për mua më bën të përlotem.”

Kështu ka treguar ndër të tjera 17- vjeçarja Morgan e cila aktualisht sapo ka filluar të punojë për t’i ardhur financiarisht në ndihmë familjes së saj.

Burimi: People/Anabel