Kuzhinieri i famshëm turk, Burak Özdemir është shtruar në spital pas një problemi shëndetësor.
I njohur ndryshe si CZN Burak në rrjetet sociale, sipas medieve të huaja është shtruar në spital dy ditë më parë.
Ka qenë vetë Özdemir, i cili ka publikuar disa foto në instgram por nuk ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore.
Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij, sipas mediave vendase, kuzhinieri mesohet se vuan nga tumori në tru.
“Vetëm një kontroll i vogël, dashuria është lidhja më e madhe”, ka shkruar ai në fotot që ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke siguruar fansat se çdo gjë është në kontroll.