Kryetari i PD, Lulzim Basha pas festës në selinë blu, do të mbledhë kryesinë e partisë.
Bëhet me dije se kryesia do të mblidhet në orën 18:00. Kjo mbledhje vjen pasi në Kuvendin e PD, thirrur nga Sali Berisha u votua për shkarkimin e Bashës.
Kujtojmë që pak më herët në fjalën e tij Basha u shpreh se PD është e shqiptarëve dhe nuk mund të përdoret për interesa personale të askujt.