Një apel i ndjerë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një 34-vjeçar shqiptar, i cili ndodhet në Torino të Italisë. Ai rrëfen se është larguar nga Shqipëria për arsye ekonomike, por ndodhet në një gjendje të vështirë, pa punë e pa të ardhura.
I riu tregon se kishte shkuar në Itali me premtimin e një pune në ndërtim nga një person i njohur, por ajo nuk u realizua. Prej dy muajsh ai endet pa punë, ndërkohë që mban mbi supe edhe borxhe dhe shqetësimin për nënën e tij të moshuar që jeton e vetme në Shqipëri.
“Kam shumë nevojë për ndihmën tuaj. Ndodhem në Torino prej dy muajsh. Erdha me borxhe e jam pa punë dhe në gjendje jo të mirë, sidomos psikologjike, pasi kam nënën të moshuar vetëm në Shqipëri. Dua të kërkoj ndihmë nga shqiptarët, kush më ndihmon dot me punë në ndërtim apo çfarëdo qoftë, se jam në hall të madh. Zoti ju bekoftë, faleminderit!”, shprehet ai në mesazhin e tij.
Ai kërkon thjesht një vend pune për të nisur një jetë normale dhe i lutet bashkëkombësve që të tregojnë solidaritet, ashtu si shpesh shqiptarët kanë bërë në këto raste.
Kushdo që ka dëshirë dhe mundësi t’i sigurojë një vend pune, mund ta kontaktojë personalisht të riun në këtë numër telefoni: +39 353 314 3062.