Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e mistershme të 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedaj në Itali.Mësohet se autoritetet kanë shqyrtuar bisedat, profilet sociale dhe tabulatet telefonike të shqiptarit, si dhe kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuentonte, për të kuptuar se me kë duhet të takohej para se të zhdukej.Ndërsa policia kërkon në pyll për të gjetur armën e krimit dhe çelësat e makinës, hetuesit përpiqen të rindërtojnë dinamikën e vrasjes. Hipoteza kryesore për momentin është se bëhej fjalë për një krim seksual ose pasioni. Zbulimi i trupit me pantallona të ulura dhe plagët e shumta me thikë të shkaktuara me furi tregojnë për një krim të kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjeje.Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person, që me sa duket e njihte, i cili ka vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi ishte fshehur në shkurre gati për të goditur.Për hetuesit, të cilët ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës, 39-vjeçari shqiptar duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”. Gruaja dyshoi për diçka, aq sa kohë më parë kishte angazhuar edhe një hetues privat për të zbuluar të njohurit e të shoqit./g.shqip/