Kush ikën nga Kombëtarja shqiptare mbetet i papunë. Rastësi apo ..

1023
0

Mund të jetë rastësi por, kush largohet nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, mbetet i papunë.

I fundit ishte Xhani De Biazi, i cili nisi aventurën në Spanjë dhe nga dita e djeshme është i papunë sepse e shkarkuan. Mirëpo, le t’i marrim me radhë trajnerët e huaj që kanë marrë drejtimin e Shqipërisë në vitet e fundit. Xhuzepe Dosena që nuk la gjurmë me kuqezinjtë, aktualisht nuk ka asnjë skuadër.

Ai ka humbur nga “qarkullimi” në futbollin italian. Gjithashtu edhe Hans Peter Brigel për momentin nuk ka asnjë ekip. Trajneri karizmatik gjerman ka drejtuar për herë të fundit në vitin 2007, 1 vit pasi u largua nga Shqipëria. Dëshira e “plakushit” Oto Bariç për të stërvitur ndonjë ekip mund të jetë e madhe, por mosha nuk ia lejon.

Është 84-vjeç dhe po shijon pleqërinë. Skuadra e fundit që ka stërvitur ka qenë pikërisht Shqipëria në vitin 2007. Ari Han nisi të provonte aventurën në futbollin kinez duke stërvitur disa skuadra, por aktualisht nuk është trajner në asnjërën prej tyre, ndërsa Josip Kuzhe është ndarë nga jeta në vitin 2013.

I vetmi njeri me fat është Xhemal Mustedanagiç. Në fakt, ai e drejtoi Shqipërinë vetëm si zëvendësuesi i Kuzhesë dhe tani është trajner i Kombëtares kuqezi U-17. Kristian Panuçi duhet të mendohet mirë kur të largohet…