Kush fshihej pas unazës? Pas lajmeve të fejesës, Flori Mumajesi flet për herë të parë

797
0

Dy ditë më parë lajmi se fejohet Flori Mumajesi bëri bujë të madhe në media. Po ja që nuk na paska qenë e vërtetë por vetëm një shaka e pastër nga ana e këngëtarit shqiptar. Kuptohet, kur është në mes Flori Mumajesi, vështirë që të tilla lajme të merren seriozisht.

Ai ka qenë gjithmonë hermetik për sa përket jetën së tij private, por Flori i tronditi të gjithë pas atij postimi. Dy duar të kapura njëra pas tjetrës dhe njëra me unazë. Dhe të gjithë menduan se Flori u fejua krejt papritur.

Në fakt, jo! Akoma jo! Flori, bashkë me grupin e tij, paskan qenë duke xhiruar një reklamë që promovon lidhjet e dashurisë dhe e gjithë kjo, bëri lëmsh dynjanë.

Kaq e thjeshtë ishte. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari me anë të një postimi në Instagram duke treguar se bëhej fjalë për një reklamë dhe jo se ishte fejuar në të vërtetë.

Pasi ka bërë postimin në profilin e tij, Flori ka shkruar se edhe vetë është habitur me reagimin e të gjithëve (kush e di sa mesazhe ka marrë në adresë të tij dhe sa “zemra ka thyer”).