Kush eshte zevendesi i Yuri Kim në Tiranë! Ka punuar shofer autobusi e kuzhinier, flet shqip. Smith: Pres me padurim të zbuloj..

Zv.ambasadori i ri i SHBA-ve në Tiranë është Demian Smith dhe flet shqip. Ai është prezantuar sot nga ambasada e SHBA. Smith mësohet se ka vizituar Shqipërinë si turist në vitin 1997, ndërsa tashmë do të ketë një rol të rëndësishëm. Siç bën me dije ambasada përmes  një njoftimi në rrjete sociale, zv.ambasadori “është i gëzuar për aventurën e të re, për rikthimin në Ballkan dhe pret me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë e re”.

Më parë, Smith  ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik etj.

Më parë, jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi. Zv.ambasadori flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”. Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri”, shkruan ambasada.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

BIOGRAFIA
Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik.

Më parë, ka shërbyer si Shef Kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry. Detyrat e tij në Uashington përfshijnë Ndihmësin e Posaçëm në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe Kabinetin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi.

Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

Me origjinë nga Virginia Beach, Virginia, Demian është diplomuar në Kolegjin William & Mary dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Demian dhe gruaja e tij Susanne Sell kanë tre fëmijë energjikë dhe dy mace qimegjatë.

- Advertisement -

Femija 2 vjecar humb shikimin pas e puthi një i afërm, nëna i bën apel prindërve: Bëni kujdes..

Vogëlushi përballet me humbjen e shikimit pasi u puth nga dikush me herpes. Një nënë e lënduar u ka kërkuar prindërve, që të ndalojnë të...

Podcast me Ramën, kandidati i ri i PS shpërthen në lotë: Kur mora diplomën…

Gjatë bashkëbisedimin me  kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Tronditëse/ Nëna e dehur përplas disa herë foshnjën në trotuar, policia ia merr nga duart. Mesohet se gruaja është e ndarë..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Vlorës, ku një grua e alkolizuar ka përplasur disa herë në trotuar...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.