Kush eshte ‘Tarzani i Dibrës’ qe po cmend rrjetin, sfidon temperaturat ekstreme mes akullit e dëborës: Mos më krahasoni me rusë! (Video)

321
0

Izet Shulku, është 50-vjeçari i cili njihet nga të gjithë si “Tarzani i Dibrës”. Izeti është bërë i famshëm si një njeri ekstremesh e aventurash dhe për lidhjen e tij me natyrën.

Si çdo dimër, edhe këtë dimër, Izeti ka ndarë një videot e tij të guximshme duke u larë në temperaturat e acarta, mes ngricës e dëborës.

“Në -12 gradë. ju lutem të gjithëve mos më dërgoni video rusësh, unë jam Izet Shulku dhe sfidoj gjithë botën. Këpucët i kam veshur që mos të çaj këmbët. Kush do një jetë të shëndetshme të futet këtu pas meje”, dëgjohet të thotë Izeti..

Izeti rrëfen se si e nisi këtë sport ekstrem, të cilin thotë se nuk e ndërron me asgjë.

“Prej vitesh e vijon. Hobi im ishte stërvitja zhytja në borë në akull. Aty gjej kënaqësinë time shpirtërore. Më shumë flej nëpër male ndihem më i lumtur.

Një tjetër pasion i Tarzanit të Dibrës është ngjitja e maleve më të larta të vendit, në shi e në diell.

Tregon se është ngjitur qindra herë në malin e Korabit që është 2764 metra i lartë dhe ka qenë udhërrëfyes për shumë turistë që kanë dashur të vizitojnë majat mallet e Dibrës.

“E kam ngjitur mbi 20 herë malin e Korabit”

Izeti përveç sportit dhe pasionit për natyrën ka nje biznes të vetin lokal ky dhe aty e gjetëm që gatuan shumë mirë të gjitha ushqimet tradicionale të Dibrës.