14.5 C
Tirana

Kush është Shqiptari që furnizon pasanikët e botës me makina superluksoze

Date:

Share:

Ferrari, Laborghini, Rolls Royce apo Bentley janë supermakinat që mund t`i blini në butikun e makinave superluksoze të Berat Mehmedit.

Vetura më e shtrenjtë që ai ka shitur është një Lamborghini Aventador SV Roadster për një shumë prej 799 mijë frangave zvicerane.

Blerësi i kësaj makine të limituar në 500 copë ishte një japonez nga Tokio, kujton pronari shqiptar i garazhës  Sportcar Connection, Berat Mehmedi.

Ky djalë me prejardhje nga Gostivari ka ngritur një shtëpi veturash që më tepër i ngjan një butiku luksoz që kujdeset për t’ua plotësuar qejfet burrave të pasur me lodrat e tyre të preferuara, makinat superluksoze.

Por, makinat më të kërkuara në garazhën Sportcar Connection janë Ferrari dhe Rolls Royce, plotëson ai. Klientët janë koleksionues e burra të pasur që kanë pasion veturat luksoze. Në mesin e tyre nuk mungojnë as shqiptarët, por ata janë më të rrallë, thotë Berati.

“Në mesin e klientëve të mi nga bota shqiptare, më shumë i kërkojnë makinat Lambot, por nuk mungojnë kërkesat edhe për Mercedes AMG“.

Nga vip-at shqiptarë që Berati i ka shokë e mysafirë të shpeshtë janë aktori i njohur Blerim Destani, i cili ka blerë një Maserati në garazhën e tij.

Kurse miku i tij i afërt reperi i njohur Noizy, i merr në shfrytëzim makinat e Berati për të incizuar videoklipe për këngët që ai i nxjerr në treg.

Dy futbollistët e përfaqësueses zvicerane, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, janë po ashtu miq të Beratit që mund t`i takoni tek ai sa herë ata kthehen për vizitë në Zvicër.

Për Admirin thotë së është i pasionuar pas Mercedesit SL, kurse Pajtimi i do makinat  Rolls Roys, tregon 32 vjeçari, i cili për vete nget një xhip të rrallë të markës Mercedes G-Class që kap shumën 250 mijë franga

Berati ka mbi 10 vite që është inkuadruar në biznesin e shitblerjes së veturave luksoze në qytetin Frauenfeld të Zvicrës duke realizuar kështu ëndrrat e fëmijërisë.

“Mua më janë realizuar jo vetëm ëndrrat e vogla të fëmijërisë, por edhe ëndrrat e mëdha“, plotëson Berati, i cili shet 250 deri në 300 vetura në vit.

Makinat speciale nuk hidhen për shitje në tregun online, thotë Berati. “Ato shiten përmes lidhjeve pa u publikuar në internet. Mesatarja e veturave që mban ai në garazh, sillet nga 35 deri në 50, të gjitha prej tyre janë vetura luksoze dhe superluksoze me një vlerë deri në pesë milion franga.

Lamborghini prej 799 mijë frangash

“Merreni me mend“, thotë ai, “kur bëhet fjalë për modele të veturave të limituara nga ato superluksozet, klientët vijnë nga skaji i botës për t’i blerë. Sivjet kisha një blerës japonez që erdhi nga Tokio për ta blerë Laborghinin e modelit të limituar në vetëm 500 copë për një çmim prej 799 mijë frangash. Madje prej tyre kam shitur dy“, tregon Berati.

A post shared by Berat Memedi (@beno_buddy) on

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.