Kush është i dashuri i Elvana Gjatës, i shpallur në kërkim për masakrën në ish-Bllok?

531
0

Ka qenë gazetarja Klodiana Lala ajo që ka bërë të ditur identitetin e të dashurit të Elvana Gjatës, 31-vjeçarit të shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmë në ish-Bllok, ku një person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.

Ai quhet Ervin Mata.

Të pranishëm në lokal, bashkë me të kanë qenë edhe Fabio Alushi 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata kanë ndërhyrë në momentin që 31-vjeçari Mata ka nisur të konfliktohet me Ervis Marinaj dhe truprojën e tij.

Nga këqyrja e telefonave të sekuestruar do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një sherr banal apo për një larje hesapesh mes grupeve, për një konflikt të nisur rreth tri javë më parë.

Vetë Elvana Gjata, e cila është marrë në pyetje nga policia, ka pranuar se është gjetur në praninë e personave të sipërpërmendur.

Në ambientet e brendshme të lokalit nuk ka kamera sigurie. Pamjet filmike janë sekuestruar në ambientet e jashtme të biznesit dhe të disa bizneseve rreth e rrotull ku ka ndodhur ngjarja.