Kush është gazetarja investigative që merr pjese në BBV3! Konfirmohen zyrtarisht dy banorët e parë

200
0

Mbrëmjen e sotme në ekranin e madh të Top Channel nis transmetimin edicioni i tretë i “Big Brother VIP”, show gjigand dhe programi që mezi e presin të gjithë.

E teksa ka nisur numërimi mbrapsht, ditën e sotme është konfirmuar edhe banorja e dytë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë.

Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet. Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në “Youtube”, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.

Ledjona pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.