“Po punonte në shtyllë kur ia ndezën dritat” Kush është elektricisti që vdiq duke punuar në shtyllën elektrike.

694
0

Një elektricist humbi jetën këtë pasdite në krye të detyrës, duke rregulluar një defekt elektrike të shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura dhe motit të keq që përfshiu sot thuajse të gjithë Shqipërinë.

Elektricisti 32-vjeçar Fatjon Hoxha banues në Luzhe të Tropojës, ishte duke punuar në fshatin Rragan të Tropojës së bashku me punonjës të tjerë të Operatorit të Shpërndarjes së energjisë Elektrike, që në ditë të tilla janë në gjendje gatishmërie për t’i garantuar energjinë elektrike çdo qytetari.

Elektricisti mjaft i ri në moshë u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Tropojës, sot rreth orës 17:45.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se elektricistin ta ketë  zënë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e epolicisë.

Kjo është një foto që Operatori i Shpërndarjes Elektrike ka shpërndarë gjatë ditës së sotme, teksa prej orësh të tëra grupet e tyre punonin për të rregulluar defektin elektrik. Mes tyre ka qenë edhe elektricisti i ri i cili vdiq në krye të detyrës.

Fatjon Hoxha ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.