9.5 C
Tirana

Kush është bomba e padukshme që po kërcënon seriozisht njerëzimin

Date:

Share:

Si sot, 16 Tetor 1962, 55 vjet me pare, ne nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurise ne Shtepine e Bardhe, Presidentit Kenedi iu propozua nje sulm masiv ajror mbi Kuben dhe me pas nje pushtim i saj. E gjithe kjo ndodhi pasi ne 14 Tetor te po ketij viti, nje avion U-2 fotografoi raketa balistike nukleare, medium range Sovjetike te instaluara ne Kube.
Situata ishte shume dramatike dhe bota ishte ne prag te Luftes se 3 Boterore,nje lufte qe do ta sillte njerezimin ne epoken e Gurit.

I gjendur nen presionin e Ushtarakeve te cilet pa menduar ishin gati te hapnin nje konflikt berthamor pa mare parasysh pasojat, Presidenti Kenedi gjate 13 diteve ne vazhdim, ndermori hapa te rendesishen Diplomatiko-Ushtarake te cilat ne perfundim sollen zgjidhjen e Krizes ne te ashtuquajturen 13 Ditet e Krizes Kubane. Sovjetiket i terhoqen Rraketat nga Kuba, dhe Amerikanet i terhoqen Rraketat e tyre nga Italia dhe Turqia. Qe nga ajo kohe Politikanet dhe burrat e shtetit te Pergjegjshen nga te dy kampet, nisen bisedimet per reduktimin e arsenaleve berthamore si zgjidhja e vetme per te mos e kthyer boten ne kohen e nje Armageddon njerezor.
Sot 55 vjet me mbrapa, jemi ne te njejtin pozicion, por disa nivele me lart. Bota jone eshte e kercenuar shume me teper nga arsenali berthamor. Por jemi te kercenuar edhe nga nje bombe e pa dukshme sic jane ndryshimet klimatike. Shtetet e medha po vrapojne te bejne deklarata se kush do armatoset me shume, kush eshte me i forte etj etj….. gjera qe me kujtojne te gjorin Saçin e Tiranes te viteve 70 qe ndiqte njerezit me gure.
Une kam bindjen se Keta Burra dhe Gra te mencura do te triumfojne edhe nje here mbi kete marrezi te gares se armatimit.
Ti dhurojme njerezve arome miresie ne vend te aromes se barrutit.
PS. Nuk po permend emra pasi ju te gjithe i keni neper mend, por ti lutemi Zotit qe problemet te zgjidhen nen frymen e Tij./Nga Edmond Faber ./newsbomb/

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...

Tërmet sot në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra!

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Të treja tërmetet janë regjistruar rreth 20 minuta larg njëra...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Zarfi i zi për Gjestin dhe eleminimi, ja kush doli mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip..

Rizarta, Gerta, Aldo, Tiri, Egli dhe Rozana ishin banorët në nominim. Banori që u eliminua mbrëmë nga Big Brother Vip Albania 4 është Tiri. Vëllai i...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.