Kush do t’i bëjë vaksinat ruse? Ministrja Manastirliu zbulon cilet persona do ta marrin

827
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se me vaksinat ruse të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Shqipërinë, do të vijohet marrja e tyre nga të moshuarit që janë mbi moshën 80-vjeçare.

“Me dozat që erdhën dje do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve +80, duke ndjekur planin e vaksnimit. Në tërësi bashkë me dozat e ardhura dje, kemi 90 mijë doza vaksine në total. Ndërkohë që presim që të na vijnë doza të tjera nga Pfizer në ditët e para të prillit. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të AstraZeneca, deri tani kemi një të dhënë për 60 mijë deri në 80 mijë vaksina të AstraZeneca. Dhe po konkludojmë negociatat që kemi hapur përsa i përket edhe fillimit të vaksinimit masiv”, tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 48,215 doza të vaksinës ndaj COVID19. Janë kryer 27,872 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,932 vaksinime për të moshuarit dhe 12,411 vaksinime për arsimtarët. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.