Fundi i seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” është me shumë emocione. Përveç problemit ligjor, çështja tregoi edhe dramën familjare, marrëdhënien inekzistente të dy vëllezërve, Altinit dhe Eltonit. Gjatë gjithë diskutimit me nënën, Satberen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan, Eltoni d‘e ka fshehur dhimbjen për favorizimin që i është bërë vëllait të madh.
Ndërmjetësja Eni Çobani nxjerr në pah ndihmën e pakursyer dhe dashurinë që Eltoni ka treguar për prindërit, pavarësisht problemeve mes tyre. Ajo reagon e prekur nga kjo situatë.
Eni Çobani: Elton, jam shumë e prekur nga dashuria e jashtëzakonshme jotja kundrejt prindërve! Lotët e tu janë edhe lotët e mi! Kush do prindërit në këtë botë, ju sheh Zoti sipër edhe në qoftë se mirënjohja në tokë nuk është aq sa duhet, atje ku do të shkojmë do të jetë mirënjohje më e madhe kështu që bravo të qoftë sepse e tëra kjo është një kontribut për prindërit e tu.
Eltoni vijon të lotojë nga dhimbja, teksa Çobani pranon diçka për herë të parë.
Eni Çobani: Eltoni është shumë i emocionuar. Është një djalë i mrekullueshëm. Do ta kishte fat kushdo ta kishte vëlla apo djalë. Elton je i veçantë, je fantastik! Ta kam thënë, kemi dy ditë bashkë dhe për herë të parë dua të pranoj një gjë: e ka pasur shumë të vështirë të vijë publikisht dhe më është lutur, madje tani është duke u dridhur, “që znj. Eni e kam shumë të rëndë sepse thellë, patjetër ata janë prindërit e mi dhe vëllai im. Të vish dhe të flasësh për vëllain dhe për nënën, nuk është e lehtë”.